Bota

Asnjë gjurmë prej dy muajsh! Ç’ka ndodhur me fatin e biznesmenit Bedri Rexhepi, u zhduk mbrëmjen e 8 prillit, familjarët:

27 Maj 2021, 05:56 Nga DOSJA
Asnjë gjurmë prej dy muajsh! Ç’ka ndodhur me fatin e

KOSOVË– Bedri Rexhepi nga Lipjani, një biznesmen nga LIpjani është zhdukur dhe prej dy muajsh nuk dihet më asgjë për të. GazetaEkspress shkruan se vëllai i tij, Adnan Rexhepi, ka deklaruar se familja ende nuk ka asnjë informatë në lidhje me të zhdukurin. Adnani tha se Prokuroria nuk e ka njoftuar familjen në lidhje me zhvillimin e hetimeve për rastin e zhdukjes së Bedriut.  

“Edhe nja 7-8 ditë bëhen dy muaj, por jo ende asgjë s’kemi. Po presim mos po na lajmëron diçka policia por ende asgjë konkrete, hetime, hetime, edhe kurrgjë. Atij i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj. S’na ka lajmëruar prokuroria asgjë. Kemi folë me prokuroren, por s’na ka lajmëruar më asgjë hiç, s’kemi asnjë informatë, as a e kanë intervistuar as asgjë. Për momentin s’kemi prej askujt informata. Po presim,”- ka deklaruar Adnani.

Express ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Prishtinës më 28 prill dhe më 24 maj, por në asnjërën prej këtyre kërkesave nuk ka marrë përgjigje lidhur me rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit. Po ashtu, Express të hënën ka pyetur edhe policinë lidhur me këtë rast, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje. Në lidhje me këtë ngjrje është arrestuar Jeton Vllasaliu.

Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin e datës 22 prill për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Jeton Vllasaliu, pati deklaruar se ekziston dyshimi se Vllasaliu është i implikuar në rrëmbimin e Bedri Rexhepit.

“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular,”- thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Bedri Rezhepi shtë zhdukur mbrëmjen e atës 8 prill dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për fatin e tij. Të nesërmen, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, por jo ai. Nga nata kur u zhduk, telefoni i Bedriut rezulton i fikur.

Rexhepi kishte në pronësi një biznes “rent a car”, në të cilin ishte klient edhe i dyshuari Jeton Vllasaliu. Familjarët kanë deklaruar se Bedri Rezhepi kishte një shumë parash me vete, natën kur ishte zhdukur. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një grabitje të shkuar keq.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bedri rexhepi zhduket biznesmeni bedri rexhepi bedri rexhepi zhduket biznesmeni bedri rexhepi

Sondazh

Poll

Bota 26 Maj 2021, 20:32

COVID-19: Rusia fillon vaksinimin e kafshëve

MOSKË– Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër koronavirusit! Në mars, Rusia njoftoi se kishte regjistruar atë që tha se ishte vaksina e parë n...

Bota 26 Maj 2021, 18:23

Amazon blen “MGM” për 8.45 miliardë dollarë

SHBA- Amazon është duke investuar në rritjen e pozicionit të saj në botën e argëtimit. CNN raporton se kompania ka blerë MGM, shtëpinë e James Bond dhe një nga ...