Aktualitet

“Shpërthen” gazetari ndaj protestës së studentëve: Ma kujtoi edhe njëherë inatin ndaj atyre që prishën tubimin e dhj

22 Maj 2019, 13:12 Nga DOSJA
“Shpërthen” gazetari ndaj protestës së

TIRANË- Gazetari Evin Parruca ka reaguar me anë të një shënimi në mediat sociale për protestën e opozitës. Ai shkruan se protesta e sotme i ka kujtuar edhe njëherë inatin ndaj atyre që prishën protestën e dhjetorit dhe shpëtuan Ramën.

Edhe pse Parruca nuk i përmend me emra shihet se qartë ai ai është kundër protestës që u zhvillua sot, pasi shumë zëra thonë se ajo ishte e motivuar nga partitë politike të opozitës.

“Protesta e sotme e studenteve, me arsenal parrullash dhe sendesh hedhese te marra borxh, ma kujtoi edhe njehere inatin ndaj atyre qe prishen protesten e dhjetorit dhe shpetuan Ramen duke menduar ‘me mire te dytet se jashte loje’. Dhe ju lutem portaleve, mos perdorni foto te protestes se dhjetorit per te pasqyruar protesten e sotme. (Thashe njehere mos flas fare, po s’durova dot)”, shkruan gazetari.

Sot studentët protestuan për më shumë se dy orë para minsitrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, Ata thanë se nuk do të ndalen, pasi sipas tyre Pakti për Universitetin është një propagandë dhe nuk ka zgjidhur asnjë gjë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edvin parruca pakti per universitetin protesta e dhjetorit protesta e studenteve 22 maj 2019 edvin parruca pakti per universitetin protesta e dhjetorit protesta e studenteve 22 maj 2019

Sondazh

Poll