Bota

Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, Gjykata e Ferizajt lë një muaj në burg “tutoren”

26 Maj 2021, 19:26 Nga DOSJA
Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, Gjykata e Ferizajt

KOSOVË-Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurës M.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “trafikimi me njerëz”.

E panjohura dyshohet se ka shfrytëzuar të miturën me qëllim prostitucioni, duke i sjellë persona për te kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, pastaj paratë i merrte për vete.

Gjykata “ka vërtetuar faktin se e pandehura dyshohet se më 6 janar 2021, në fshatin Jezercë, përkatësisht në disa vila të këtij fshati, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit – përgjimit të telekomunikimeve për të pandehurën, janë siguruar të dhëna të rëndësishme, se me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror për vete, ka marr pjesë në trafikimin e njerëzve përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimës, së një të miture, në atë mënyrë që të njëjtën e ka shfrytëzuar me qëllim të prostitucionit, ku pasi ka arritur marrëveshje me personin N.M. pronar i një kafiterie, në të cilën kafiteri ka punuar një kohë edhe e pandehura me të dëmtuarën, ku ka keqpërdorë në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të viktimës të miturës, pas arritjes së kësaj marrëveshje N.M. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur me pagesë, duke i paguar të pandehurës vlerën prej 40 € për këtë marrëdhënie seksuale, e po ashtu të njëjtën e ka mbajtur nën kontroll dhe duke e shfrytëzuar për qëllime seksuale, duke siguruar persona të ndryshëm që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të, në këmbim të parave , e të cilat para më pas i merr për vete”,- njofton gjykata.

Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit e dëmtuara- e mitura, por nuk janë dëgjuar as edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm, të cilët janë përmendur edhe nga e pandehura dhe e dëmtuara.

Gjithashtu nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit as e pandehura, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet në liri mund të ndikoj tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarën e mitur.

Marrë nga Gazeta Express.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gjykata ferizaj gruaja i sillte kliente per seks te mitures gjykata ferizaj gruaja i sillte kliente per seks te mitures

Sondazh

Poll

Bota 26 Maj 2021, 18:23

Amazon blen “MGM” për 8.45 miliardë dollarë

SHBA- Amazon është duke investuar në rritjen e pozicionit të saj në botën e argëtimit. CNN raporton se kompania ka blerë MGM, shtëpinë e James Bond dhe një nga ...