Politike

Deklaratat e Borchardt, Gazmend Bardhi “u mbyll” gojën demokratëve: Asnjë reagim

22 Maj 2019, 12:43 Nga DOSJA
Deklaratat e Borchardt, Gazmend Bardhi “u mbyll” gojën

TIRANË- Pas deklaratave të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, ka ardhur dhe një përgjigje nga Partia Demokratike.

Sipas informacioneve mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, u ka dhënë urdhër strukturave dhe ish-deputetëve që të mos bëjnë asnjë koment dhe të mos replikojnë me ambasadorin.

Më tej mësohet se Bardhi ka thënë që kjo deklaratë e ambasadorit është një diversion i pastër dhe se opozita nuk e ka luftën me të por me Edi Ramën dhe qeverinë.

Asnjë koment për deklarata e Borchardt. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchard dhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet”- shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.

Kujtojmë se sot ambasadori i OSBE në Tiranë në një opinion të tij, i bënte thirrje opozitës që të ishte më e fortë në Kuvend dhe shprehet për të se janë një grup i vogël që qëllojnë me molotov. Borchard shtonte më tej se rini është e ardhmja dhe politika duhet të punojë për të.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt gazment bardhi mesazhi per ish deputetet porosia e bardhit bernd borchardt gazment bardhi mesazhi per ish deputetet porosia e bardhit

Sondazh

Poll