Politike

Deklaratat e Metës, Rama: Mungesa e GJK të pengoi të mbrosh zgjedhjet? Presim apelin e vonuar!

22 Maj 2019, 12:04 Nga DOSJA
Deklaratat e Metës, Rama: Mungesa e GJK të pengoi të mbrosh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pyet presidentin Ilir Meta, se a e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese që të mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe datën që e ka dekretuar vetë.

Në dy reagime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, që vijnë pas fjalimit të fortë të presidentit, që tha se vendi është në kolaps dhe se mungon gjykata Kushtetuese, për Ramën gjysma e parë e punës është bërë.

Kryeministri thotë se Gjykata Kushtetuese është një djep bosh por pa shejtanin brenda, referuar shkarkimit të anëtarëve që u gjetën me shkelje nga Vettingu.

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.”-shkruan Rama. 

Më tej, kryeministri thotë se pret opinionin dhe kritikat e Metës për zgjedhjet e 30 qershorit, që siç thotë ai, janë ende të vonuara.

“Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit?”-thotë ai më tej. 

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar.

Meta tha se misioni Euralius zvarriti kërkesën e tij për t’u takuar dhe për të diskutuar atë që po ndodhte me ecurinë  e Reformës në Drejtësi.

Ai shkoi edhe më tej, kur tha, se Euralius i dha një vërtetim kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në kundërshtim me Kushtetutën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fjalimi i ilir metes ilir meta reforma ne drejtesi edi rama fjalimi i ilir metes ilir meta reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll