Art&Argëtim

Landi i West Side Family bëhet baba për herë të parë, zbulohet për herë të parë edhe partnerja e tij

26 Maj 2021, 10:52 Nga DOSJA
Landi i West Side Family bëhet baba për herë të parë,

TIRANË– Këngëtari i dashur Roland Hysi, pjesëtari i grupit West Side Family është bërë sot baba i një djali tq pagëzuar me emrin Lukas.

Lajmin e bukur e ka dhënë vet këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka ndarë një foto teksa mban në krahë djalin e sapoardhur në jetë.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi. LavdiZotit,” duke cituar një nga vargjet e këngës hit të tyre ‘Mesazhi’. Landi është treguar i kujdesshëm të mbulojë portretin e vogëlushit me anë të një emoji.

Ajo që është mbajtur gjithmonë larg fokusit të kamerave është partnerja e tij, Eva Ago e cila ka një profil të ulët publik dhe dihet se punon në ‘Ministirinë e Mirëqënies Sociale’. Ajo ka postuar lajmin e bukur që është bërë nënë në profilin e saj në Facebook krahas disa fotove të të treve.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas , biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi & Lukas Hysi ju kam gjithçka,” ka shkruar Eva.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eva ago landi hysi landi hysi behet baba eva ago landi hysi landi hysi behet baba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Maj 2021, 18:53

TIRANË– Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’. Çifti folën për jetën e tyre dhe për fillimet e njohjes. Në...