Art&Argëtim

FOTO/ Elliot Page publikon foton e parë ‘topless’ pas operacionit që ‘i ndryshoi jetën’

26 Maj 2021, 14:12 Nga DOSJA
FOTO/ Elliot Page publikon foton e parë ‘topless’ pas

SHBA- Aktori dhe producenti Elliot Page deklaroi se është transgjinor në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe nuk vonoi shumë tregoi rezultatin dhe muskujt e tonifikuar të barkut publikisht me anë të disa fotove që i postoi në rrjete sociale, shkruan “The Sun”.

34-vjeçari pozoi pranë një pishine dhe në kokë mbante një kapele bejsbolli dhe syze dielli.Pozat topless dhe publikimi i tyre online është një moment shumë i rëndësishëm për aktorin, i cili e ka treguar edhe më parë se sa shumë dëshironte që t’i nënshtrohej një operacioni,  në të cilin të hiqte gjinjtë duke e quajtur ‘operacioni që i ndryshoi jetën’.

Aktori i “Akademisë Umbrella” ka folur më parë për ndjenjën “e mbyllur për kaq shumë kohë”, duke thënë: “Unë kam dalë publikisht si homoseksual para ditëlindjes sime të 27-të dhe deri atëherë nuk kisha prekur kurrë dikë jashtë me të cilin isha dashuruar”.

Page tha që duke pasur parasysh privilegjin e tij si i famshëm dhe duke ditur betejat me të cilat përballen njerëzit, e kishte ndjerë të nevojshme që ta ndante këtë me të gjithë.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elliot page elliot page

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Maj 2021, 18:53

TIRANË– Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’. Çifti folën për jetën e tyre dhe për fillimet e njohjes. Në...