Art&Argëtim

Dhurata Dora publikon bashkëpunimin e rradhës me këngëtarin Maitre Gims

26 Maj 2021, 13:03 Nga DOSJA
Dhurata Dora publikon bashkëpunimin e rradhës me këngëtarin

PRISHTINË-  Këngëtarja Dhurata Dora, tashmë prej kohësh një emër që ka debutuar edhe në tregun muzikor ndërkombëtar ka njoftuar bashkëpunimin e saj të rradhës me artistin kongolez Maitre Gims, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Bilel Djuna.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ndërsa prezanton disa pjesë nga klipi. Projekti duket të jetë ritmik veror dhe se është realizuar gjatë pushimeve që shijoi javë më parë në ishujt Maldive.

Kënga do të titullohet “Only You”, duke konsideruar dhe tregun përtej kufinjve të Shqipërisë.

Kujtojmë që artistët kanë bashkëpunuar edhë më herët në këngën me titull “Te Quiero” dhe që u publikua në dhjetor të vitit 2019. Maitre Gims njihet për hitet e shumta si “Est-qu tu m’aimes”, “J’me tire”, “Corazon”, etj.

 

 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dhurata dora maitre gims dhurata dora maitre gims

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Maj 2021, 18:53

TIRANË– Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’. Çifti folën për jetën e tyre dhe për fillimet e njohjes. Në...