Bota

Kryediplomati turk vizitë dy-ditore në Greqi – “Sekreti” i vizitës në Traki dhe mesazhi për myslimanët, DETAJET e ta

26 Maj 2021, 14:50 Nga DOSJA
Kryediplomati turk vizitë dy-ditore në Greqi –

ATHINË– Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Greqi. Mediat greke kanë bërë me dije se vizita do të nisë zyrtarisht më 30 maj, kur Çavuşolulu të shkojë në Traki. Deri para pak orësh, skenari i vizitësh ishte që kryediplomati turk të shkonte në Kretë, ku edhe të takonte kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe homologun Nikos Dendias. Por edhe ky skenar nuk përjashtohet. 

Megjithatë mendohet se zgjedhja për të shkuar fillimisht në Traki vjen nga fakti se Turqia kërkon të zgjojë interesin e fortë në çështjen e pakicës muslimane. Kjo tezë mbështetet nga fakti se ministri turk do të shkojë në Traki “privatisht” dhe i pashoqëruar nga një anëtar i qeverisë Greke.

Të Dielën në mbrëmje, kreu i diplomacisë turke do të jetë në Athinë, i ftuar nga Nikos Dendias. Ndërsa të hënën, 31 maj, pritet që të dy kryediplomatët të zhvillojnë bisedime zyrtare. Pasi të mbarojnë bisedimet, zyrtari turk pritet që të zhvillojnë një takim edhe me Mitsotakis.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë konkluzionet e takimit mes palëve. Bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, të destinuara për të gjetur zgjidhje të drejta për çështjet në Egje, filluan në 2002. Pas raundit të 60-të të bisedimeve në Mars të 2016, Athina pezulloi takimet. Bisedimet dypalëshe vazhduan në formën e konsultave politike, por nuk u kthyen në kornizën kërkimore. Por pak kohë më parë u mbajt edhe takimi i 61 ndërmjet dy palëve ku tema kryesore ishte çështja e Egjeut dhe kërkimet në det.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bisedimet turqi-greqi mevlüt çavuşolulu nikos dendias takimi çavuşolulu-dendias bisedimet turqi-greqi mevlüt çavuşolulu nikos dendias takimi çavuşolulu-dendias

Sondazh

Poll