Bota

Veton Surroi e konfirmon: Do jem këshilltar i ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi  

26 Maj 2021, 13:14 Nga DOSJA
Veton Surroi e konfirmon: Do jem këshilltar i ekipit negociator për

KOSOVË- Veton Surroi ka pranuar se do të jetë këshilltari i ekipit negociator për dialogun e Kosovës me Serbinë. I ftuar në emisionin “Rubikon”, ai ka shpjeguar rolin që do0 të ketë në dialogun me Serbinë, ku ka thënë se ai vetëm sa do të këshilloj kryeministrin Kurti.

Ai gjithashtu shtoi se do të japë mendimet e tij për çështje të caktuara, por që në fund autorësia e dialogut Kosovë-Serbi do të jetë e qeverisë Kurti.        

“Angazhimi im është në cilësinë e këshilltarit të jashtëm për nevojat e procesit negociator. Jemi në dispozicion të Qeverisë për nevojat e procesit negociator, në këtë rast zëvendëskryeministrit Besnik Bilimi, i cili është i angazhuar dhe nevojat e kryeministrit, pra kurdo që ai të ketë nevojë. Është proces interaktiv që si çdo proces këshillëdhënie ekziston një këmbim mendimesh. Kjo ka të bëjë vetëm me procesin negociator. Qeverisë i është ofruar një numër njerëzish, Qeveria ka kërkuar një numër njerëzish dhe është arritur dakordanca dhe është krijuar ky ekip. Ekipi i këshilltarëve s’ka pjesëmarrje ekzekutive, por këshillojnë sipas kërkesës së kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, temës dhe sfidave”, tha Surroi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi veton surroi dialogu kosove-serbi veton surroi

Sondazh

Poll