Azerbajxhani dhe Armenia me akuza të ndërsjella për incidentin në kufi
Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për një incident të armatosur që ka ndodhur në zonën kufitare. Jerevani ka thënë se një ushtar është...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të mërkurën në Kajro me zyrtarë të lartë të këtij vendi si pjesë e një turi në Lindjen e Mesme që synon mbështetjen e një armëpushimi që i dha fund përplasjeve më të ashpra ndër vite mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.
Egjipti, i cili ka marrëdhënie të gjata me të dyja palët në konflikt, luajti një rol kryesor në ndërmjetësimin e armëpushimit në koordinim me Shtetet e Bashkuara.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër, zoti Blinken u takua në pallatin presidencial në Kajro me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry dhe kreun e zbulimit Abbas Kamel.
Vizita në Egjipt e zotit Blinken vjen pas ndalesave në Jeruzalem dhe Ramallah. Ai pritet të vizitojë edhe Jordaninë. Të martën zoti Blinken u zotua se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë të re për rindërtimin e Rripit të Gazës, përfshirë një ndihmë të menjëhershme për raste fatkeqsish prej 5.5 milionë dollarësh si dhe rreth 33 milionë dollarë për agjensinë e OKB-së mbi ndihmën palestineze me seli atje.
Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ka si qëllim të sigurojnë që Hamasi, i cili kontrollon Gazën dhe është shpallur nga Uashingtoni si organizatë terroriste, të mos përfitojë nga ndihma humanitare.
Të mërkurën shefi i Hamasit në Gaza Yehya Al-Sinwar, tha se grup i mirëprit përpjekjet arabe e ndërkombëtare për të rindërtuar enklavën.
“Ne do ta lehtësojmë detyrën për të gjithë dhe do të sigurohemi që procesi të jetë transparent dhe i drejtë, si dhe do të sigurohemi që asnjë qindarkë të mos shkojë për Hamasin ose Qassam-in (krahun e armatosur të Hamasit)“, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Ne kemi burime të mjaftueshme parash për Hamas-in dhe Qassam-in. Një pjesë e madhe e tyre vijnë nga Irani dhe një pjesë janë donacione nga arabë, myslimanë e liberalë kudo në botë që janë dashamirës ndaj popullit tonë e të drejtave që ai gëzon“, shtoi ai.
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha para turit rajonal të zotit Blinken se Egjipti, një vend në kufi me Gazën e me kontakte në fushën e sigurisë me Hamasin, ka të ngjarë të luajë një rol në kanalizimin e ndihmave.
Gjatë luftimeve, Egjipti hapi kalimin kufitar në Rafah që ndodhet mes Gazës dhe Gadishullit Sinai, në mënyrë që të siguronte ndihmë mjekësore dhe të evakuonte të plagosurit.
Autoritetet e këtij vendi dislokuan gjithashtu forca sigurie mes Izraelit dhe Gazës për të forcuar armëpushimin pas hyrjes në fuqi të tij të premten e kaluar.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për një incident të armatosur që ka ndodhur në zonën kufitare. Jerevani ka thënë se një ushtar është...
BJELLORUSI- Mesazhi i fundit i gazetarit të arrestuar nga Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, Roman Protasevich, të cilin ia ka dërguar një shoku t...
GREQI- Ministri i jashtëm turk do të zhvillojë një takim në Greqi me homologun e tij Nikos Dendias ditën e dielë ku ata do të darkojnë me njëri-tjetrin në mbrëm...
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë Alekander Lukashenko mbrojti trajtimin e tij të devijimit të një fluturimi Ryanair gjatë fundjavës dhe akuzoi udhëheqësit ...
ANGLI- Dy pako me kokainë janë gjetur ditën e sotme në Angli. Telegraph shkruan se të dyja paketimet kishin rreth një mijë kilogram kokainë, me vlerë 80 milionë...
GREQI-Tragjedia e cila ndodhi në Greqi që i mori jetën 20-vjeçares Karolina vazhdon të mbetet mister përsa i përket autorëve të ngjarjes.Sipas mediave gr...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Në takim janë diskutuar di...
Po ndodh! Eklipsi i hënës totale që përkon me një superhënën e përgjakur po ndodh për herë të parë pas tre vitesh.Eklipsi i fundit i hënës, i njohur gjithashtu ...
GREQI-Vaksinimi i shtetasve grekë po përparon në mënyrë të shpejtë dhe nga sot kanë mundësinë të vaksinohen grupmosht nga 35 deri në 39-vjeç.Sipas mediav...
KOSOVË- Takimi mes Liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar. Në fjalën e tij para mediave, Abdixhiku ësh...