Bota

Osmani takohet me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, kërkon ndihmë për të përballuar pandeminë 

26 Maj 2021, 13:49 Nga DOSJA
Osmani takohet me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, kërkon

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme në Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Akira Mizutani.

Ambasadori e uroi Osmanin për përzgjedhjen e saj në Krye të Shtetit, ndërkohë që nga ana tjetër, Osmani shprehu gadishmërinë e saj për të përmirësuar raportin midis dy vendeve. Ajo gjithashtu i kërkoi ambasadorit që t’i përcillte kërkesën e saj, qeverisë japoneze për të ndihmuar Kosovën në luftën e saj me pandeminë.  

“Osmani theksoi raportet e shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor. Presidentja Osmani nënvizoi nevojën që dy shtetet të bashkëpunojnë edhe në menaxhimin e pandemisë dhe i kërkoi ambasadorit që t’ia përcjell lutjen e saj qeverisë japoneze që ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet për ta kapërcyer pandeminë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akira mizutani vjosa osmani akira mizutani vjosa osmani

Sondazh

Poll