Aktualitet

Punonjësit e HEC në Ulëz dalin në protestë dhe PËRPLASEN policinë, nuk lejojnë dorëzimin e listave të personave të pu

26 Maj 2021, 12:21 Nga DOSJA

MAT– Ish- punonjësit specialistë në HEC-et e Ulzës dhe të Shkopetit kanë dalë për të dytën ditë radhazi në protestë në portën kryesore të HEC-it. Me pankarta në duar “Mos luani me bukën e fëmijëve tanë”, ata kërkojnë drejtësi për largimin nga puna.

Në hyrje ndodheshin edhe disa forca policie, të cilët u përplasën me banorët,  pasi është bllokuar vijimi i punimeve të firmës ‘Curum’.

 “Protestojmë për të drejtat tona, jemi kryefamiljarë, do mbetemi në rrugë të madhe dhe askush nuk do na mbështesë”, u shprehën punonjësit.

Kreu i sindikatës, Taf Koleci, i cili dhe sot është bashkuar punonjësve protestues, tha se kjo kompani po abuzon me të drejtat e punonjësve të saj. Sipas tij, largimi i këtyre spacialistëve të cilët janë banorë të zonës është i pamotivuar.

Punonjësit janë të vendosur të vijojnë protestat e tyre deri dhe ne grevë urie, për të kërkuar zgjidhjen e të drejtave të tyre. Ata kërkojnë ndërhyerje të menjëhershme nga institucionet bashkive përkatëse dhe ata qendrore.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e ulez punonjesit e hec ne proteste protesta e ulez punonjesit e hec ne proteste

Sondazh

Poll