Bota

Japonia ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore me vlerë rreth 1 milion euro

25 Maj 2021, 17:51 Nga DOSJA
Japonia ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore me vlerë rreth 1

KOSOVË– Japonia i ka dhuruar Kosovës një donacion me vlerë prej 810 mijë euro, që do të shërbejë në përkrahje të ngritjes së kapaciteteve spitalore në luftë me COVID-19.

Donacioni përfshin pajisje mjekësore 20 Pompa shiringash dhe 10 Elektrokardiograma.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu vlerësimin më të lartë për ndihmën e popullit japonez për Kosovën, sidomos gjatë pandemisë.

Sipas Klan Kosova, ambasadori i Japonisë, Akira Mizutani deklaroi se është i kënaqur që të dorëzojë grupin e parë të pajisjeve mjekësore japoneze që ishte premtuar në marrëveshjen që ai nënshkroi shtatorin e kaluar.

Ai theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor.

Shëndetësisë kosovare pritet t’i arrijnë edhe pajisje të tjera në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore.

Përveç dhurimit të sotëm, pajisjet e mbetura të tilla si aparatura me ultratinguj dhe rrezet-X të lëvizshme pritet të arrijnë në Kosovë këtë verë. Pajisjet do të shpërndahen nga sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera rajonale në të gjithë Kosovën”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akira mizutani arben vitia koronavirusi ne kosove akira mizutani arben vitia koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll