Politike

Grupi për PD, 6 kërkesa ndaj Bashës: Largimi i Ibsen Elezit nga gara, akt anti-demokratik, kërkojmë ndryshimin e këtij ven

25 Maj 2021, 09:10 Nga DOSJA

TIRANË-” Grupi për PD” ka kërkuar sot rikthimin në garë të Ibsen Elezit. Në një shkresë të publiikuar sot nga konferenca për shtyp, “grupi për PD”, i përbërë nga Edvin Kulluri, Arben Imami, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi kërkuan reformimin e PD por edhe disa kritere që duhet të zbatohen në garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD më 13 qershor 2021.

6 kërkesat e grupit për PD:

1. Përjashtimi nga gara i zotit Ibsen Elezi është antistatutor, antidemokratik dhe deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike. Ibsen Elezi është një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri. dhe ka kontribute reale, të vazhdueshme dhe publikisht të njohura në Partinë Demokratike. Ai, prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë Demokratike dhe është një nga anëtarët më aktivë të saj. Grupi për PD-në kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e z.Ibsen Elezi në garën për kryetar.

2. Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Zgjedhor janë të detyruar të vënë në dispozicion të kandidatëve për kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 25 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

3. Të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege duke përfshirë përfaqësuesë të kandidatëve për kryetar.

4. Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

5. Zyra e organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të super cituara.

6. Kryetari në detyrë i PDSh-së, Lulzim Basha duhet të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij, siç duhet të bëjnë të gjithë kandidatët në garë. Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave të domosdoshme për një garë të hapur, të barabartë dhe të mbështetur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi per pd grupi per pd

Sondazh

Poll