Politike

Komisioni për shkarkimin e Metës, Hyseni dhe Bushka: S’kemi nevojë për prova të reja, s’duhet të tregohemi emocionalë

25 Maj 2021, 08:40 Nga DOSJA
Komisioni për shkarkimin e Metës, Hyseni dhe Bushka: S’kemi

TIRANË– Kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni ka mbajtur fjalën i pari në mbledhjn e nisur sot ku do të diskutohet raporti paraprak për provat e mbledhura për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Hyseni bashkë me anëtaren Klotilda Bushka thanë se nuk kanë nevojë për prova të reja, pasi ato që kanë mbledhur, mjaftojnë. Hyseni kërkoi nga të gjithë anëtarët që shqyrtimi i prpvave të bëhet në mënyrë të ftohtë, pa qenë emocional.


Alket Hyseni: Në bazë të provave të administruara, postimeve të ndryshme, pamjeve filmike, reagimet e komuniteteve, që të gjykohet mbi bazë të respektit të Kushtetutës, të ligjeve të Republikës dhe të jemi sa më objektiv, përtej emocioneve dhe bindjeve politike dhe përkatësisë politike të secilit nga ne.

Klotilda Bushka: Jemi në fazën ku nuk kemi më nevojë për prova të reja. Provat janë administruar para Komisionit. Jemi një komision hetimor që po diskutojmë mbi shkeljet e bëra të Presidentit nga 49 deputetë që kanë firmosur këtë nismë. Objekti i hetimit është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga presidenti, gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore dhe në 25 prill, nëse janë kundër kushtetutës.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll