Aktualitet

Studentët ultimatum Besa Shahinit: Shiko sot kërkesat se ndryshe do nisim bojkotin e mësimit

22 Maj 2019, 11:05 Nga DOSJA
Studentët ultimatum Besa Shahinit: Shiko sot kërkesat se ndryshe do

Tiranë- Studentët të cilët janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit kërkojnë rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.  Ata i kanë bërë thirrje Besa Shahinit që të shikoj sot 12 kërkesat e tyre se përndryshe në ditët në vijim do të bojkotojnë mësimin.

Ata janë të pajisur me flakadanë, tymuese dhe gurë dhe kanë gjuajtur në drejtim të ministrisë.

“Protesta e sotme është një ditore por mendohet që brenda ditës së sotme ajo ti shikojë dhe të na japë një zgjidhje. Nëse nuk do të kemi një përgjigje nga ana e ministres do të bojkotojmë mësimin dhe do të dalin sërish në shesh në protestë. Protestën e kemi kundër ministres së arsimit, duam zgjidhje nga ky institucion. Nuk kemi frikë nga penalizimi”, u shpreh një  nga studentët.

Pak para nisjes së protestë studentët kanë bërë me dije dhe kërkesat e tyre. Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al shihet se kërkesat e tyre kanë shkuar në 14. Ata kërkojnë që të ulen tarifat e masterit, të ketë rritje të pagave të pedagogëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 22 maj 2019 studentët ultimatum besa shahinit protesta e studenteve 22 maj 2019 studentët ultimatum besa shahinit

Sondazh

Poll