Aktualitet

Propaganda Komuniste në Tepelenë, mësuesi lëshon perlën: S’flasim për Enverin, po në ’85 qava sa ‘vdiqa’ (VD)

22 Maj 2019, 09:35 Nga DOSJA
Propaganda Komuniste në Tepelenë, mësuesi lëshon

Tiranë-  Pas publikimit të një fotoje e shkëputur nga një veprimtari praktike në gjimnazin “Abaz Shehu” në Tepelenë, ka folur mësuesi i historisë së kësaj shkolle, Nekim Licaj.

Licaj, ka hedhur poshtë akuzat për glorifikimin e figurës së Enver Hoxhës në këtë veprimtari por përkundrazi sipas tij janë vënë në pah vuajtjet që ka shkaktuar regjimi diktatorial në atë periudhë.

Po ndër të tjera në sqarimin e tij ai ka theksuar se për Enver Hoxhën ka qarë shumë kur vdiq në ’85 por tani nuk flet më për të.

“S’bën vaki të flas unë për diktatorin Enver Hoxha, unë kam 40-vjet këtu mësueses. Po në ’85 qava sa vdiqa. Po këto të vajzës as një profesor historie nuk mund t’i bënte kaq mirë. Kam dëgjuar dhe befasuar se është përgojuar për një orë mësimi ku është folur për Enver Hoxhën. Kjo nuk është aspak e vërtetë bëhet fjalë për një veprimtari praktike e realizuar nga nxënësit. Nga nxënësja jepet me hollësi gjithçka që ka ndodhur që nga burgjet komuniste. Unë gjej rastin që të përgënjeshtroj këtë gjë. Ora e mësimit është zhvilluar konform rregullave”, u shpreh mësuesi.

Pak ditë më parë e pyetur nga Dosja.al, drejtoresha e këtij institucioni, Matilda Çela,  ka thënë se e gjitha është bërë konform rregullave të veprimtarisë mësimore. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet matilda cela mësuesi lëshon perlën nekim licaj propaganda komuniste matilda cela mësuesi lëshon perlën nekim licaj propaganda komuniste

Sondazh

Poll