Aktualitet

Konferenca për Sigurinë/ Meta: Teza e bashkimit të shqiptarëve diabolike. Jahjaga: Jo shkëmbime territoresh

22 Maj 2019, 08:55 Nga DOSJA
Konferenca për Sigurinë/ Meta: Teza e bashkimit të

TIRANË- Në Tiranë sot u mbajt konferenca me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”. Në këtë takim ka marrë pjesë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili mbajti një fjalim të fortë ku sulmoi politikën dhe EURALIUS-in. Meta nuk la pa përmendur rreziqet që ka vendi ynë nga infleuancat e huaja, ku tha se retorika e bashkimit të Shqiptarëve është diabolike dhe për t’u shmangur përgjegjësive të brendshme.

Por një deklaratë të fortë mbajti dhe ish-presidentja e Kosovës Hatifete Jahjaga e cila, u shpreh se retorika për shkëmbimin e territoreve është një retorikë shumë e rrezikshme dhe na kthen pas në kohë. Një prej folësve në konferencë ishte dhe ish-presidenti Bujar Nishani, si dhe Olta Xhaçka e cila u shpreh se  Rusia po influencon shumë në Ballkan dhe kërkon një destabilizim në rajon.

Ndërkohë që ambasadorja e Gjermaninë në Tiranë, Suzanne Shultz, e cila tha se Shqipëria ka bërë hapa para, por shtoi se bojktomi i insitucioneve nga opozita ka frenuar progresin. Një tjetë ri ftuar ishte dhe Koloneli i NATO-s, Hilton, i cili u shpreh se në Ballkan ka shumë influance dhe Rusia është një rrezik, por Shqipëria e ka zgjedhur krahun e saj dhe është me SHBA-në dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Konferenca u organizua nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall për Studime të Sigurisë në Garmish, Albanian Policy Center & Ambasadën Amerikane në Tiranë. Në takim morën pjesë, Presidenti Ilir Meta, ish-presidentët, Bujar Nishani dhe Hatifetje Jahjaga, Ambasadorja e Gjermanisë, Suzanne Shultz, Ministjra e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si dhe Koloneli i NATO-s, Hilton. Takimi moderohej nga ish-zv.ministrja e Jashtme, Edit’h Harxhi.

(A.B. F.G. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ahtifete jahjaga ilir meta koloneli hilton konferenca per sigurine ndikimi rus ne ballkan olta xhacka suzan schutz ahtifete jahjaga ilir meta koloneli hilton konferenca per sigurine ndikimi rus ne ballkan olta xhacka suzan schutz

Sondazh

Poll