Aktualitet

Në kërkim për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

22 Maj 2019, 09:53 Nga DOSJA
Në kërkim për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet

Tiranë-  Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 46-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim për falsifikim dhe mashtrim.

Nga policia është arrestuar A.R 46-vjeç pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Njoftimi i policisë:

Kapet një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kapi dhe ndaloi shtetasin:

– A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet a.r i akuzuar për fallsifikim arrestohet 46-vjeçari në tiranë a.r i akuzuar për fallsifikim arrestohet 46-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll