Aktualitet

Studentët e revoltuar, gjuajnë me gurë, thyejnë xhamin e ministrisë së Arsimit (FOTO)

22 Maj 2019, 10:24 Nga DOSJA
Studentët e revoltuar, gjuajnë me gurë, thyejnë xhamin e

 Tiranë- Protesta para ministrisë së Arsimit nuk ka nisur e qetë. Studentët janë të pajisur me tymuese, flakadanë, gurë, pankarta dhe shishe, të cilat i hedhin në drejtim të ministrisë. Ata janë të revoltuar pasi sipas tyre qeveria nuk ka bërë asnjë gjë për plotësimin e kërkesave. Nga hedhja e gurëve ata kanë thyer edhe një xham të ministrisë së Arsimit.  Për studentët ministrja e Arsimit, Besa Shahini është klloun që komandohet nga të tjerët.

“Mund të themi se sot nuk është masive, por në ditët  e tjera do të jetë dhe më masive. Ne nuk jemi kërcënuar dhe jemi këtu për kërkesat tona”, u shpreh një student. “E duam Shqipërisë si gjithë Europa”, kjo është një nga thirrjet e studentëve.

Pak para nisjes së protestë studentët kanë bërë me dije dhe kërkesat e tyre. Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al shihet se kërkesat e tyre kanë shkuar në 14. Ata kërkojnë që të ulen tarifat e masterit, të ketë rritje të pagave të pedagogëve. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 22 maj 2019 studentët gjuajnë me gurë protesta e studenteve 22 maj 2019 studentët gjuajnë me gurë

Sondazh

Poll