Aktualitet

Tentoi të shtypë me makinë një punëtor të mirëmbajtjes së rrugës në Mirditë, Gjykata lë në burg Ded Doçin, dëshmi

25 Maj 2021, 07:03 Nga DOSJA
Tentoi të shtypë me makinë një punëtor të

MIRDITË– 67-vjeçari Ded Doçi i cili tentoi të vrasë punëtorin e firmës që kryente punime në aksin rrugor Rrëshen- Rubik, Nazmi Halilën, është lënë në burg ditën e sotme.

Ai ka pranuar në gjykatë  se ka pasur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtorët, por ka mohuar të ketë plagosur qëllimisht punëtorin.

Nuk doja ta vrisja, ndodhi aksidentalisht”, mësohet të ketë thënë Doçi në Gjykatë. 

Pavarësisht dëshmisë së Doçit,  gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për vepren penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 majit, ku 67-vjeçari u arrestua pasi tentoi të vriste një nga punonjësit e kompanisë që kryente punime në aksin rrugor Rrëshen- Rubik. Ded Doçi përplasi me makinë Nazmi Halila, pasi pretendonte se trualli ku po kryeshin hetimet ishte në pronësi të tij.  67-vjeçari u akuzua për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ded doçi konflikt per pronen ne mirdite nazmi halila ded doçi konflikt per pronen ne mirdite nazmi halila

Sondazh

Poll