Politike

Agron Shehaj: S’kam paguar para për t’u bër deputet, Basha më pikasi nga një shok i përbashkët

24 Maj 2021, 19:59 Nga DOSJA
Agron Shehaj: S’kam paguar para për t’u bër deputet, Basha

TIRANË– Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka mohuar se ka paguar para për të qenë pjesë e listës së kandidatëve të PD në zgjedhjet. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Shehaj tha se akuzat janë qesharake, duke shtuar se kandidimi i tij ka ardhur pas një ftesë që i ka bërë Basha. Ndër të tjera, ai shtoi se kryedemokrati e kishte spikatur përmes një miku të përbashkët.

PJESË NGA BISEDA:

A e keni sponsorizuar Partinë Demokratike për të qenë kandidat në vitin 2017?

Agron Shehaj: Kjo është një akuzë qesharake, që unë të falenderoj që më jep këtë mundësi për tu sqaruar. Unë s’kam paguar asgjë për t’u bërë kandidat. Basha më ka ofruar për të qenë në PD, sepse në strategjinë e tij ishte që të ofronte njerëz të rinj mundësisht të suksesshëm, që të rrisnin shanset për të fituar. Rezultatet nuk ishin ato që prisnim. E falenderoj Bashën sepse me ofroi në PD, por jo se unë pagova lekë. Sepse unë nuk do jepja kurrë para. I pa te unë pasionin për poltikën. Më pikasi nëpërmjet një miku të përbashkët

Nëse do ju ofronte z. Rama kandidimin me PS, do pranonit?

Agron Shehaj:Unë vij nga një fanilje e persekutuar dhe nuk do ndodhte kurrë. Për mua ky është një element shumë i rëndësishëm.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj zgjedhjet ne pd agron shehaj zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 17:29

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, ka publikuar pamje të reja filmike, që sipas tyre kanë të bëjnë me vjedhjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.Pamje...