Politike

‘Nuk krijuan dot frymë’/ Edith Harxhi analizon humbjen e zgjedhjeve: Mesa shoh s’ka prova. Basha ka kapur partinë, sR

24 Maj 2021, 19:22 Nga DOSJA
‘Nuk krijuan dot frymë’/ Edith Harxhi analizon humbjen e

TIRANË– Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi sqaroi edhe njëherë elementët që e shtynë të ishte pjesë e garës për 13 qershorin. E ftuar në emisionin “Opinion”, Harxhi tha se shkak për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, ishte fakti se PD nuk arriti që të krijonte frymë tek qytetarët.

Ndërsa shtoi se provat e mbledhura nga demokratët për tjetërsimin e votave nuk janë të mjaftueshme për kontestimin e rezultatit. 

Pranova të garoj sepse dikush duhet që të guxojë. Gara është e pabarabartë, nuk kemi kohë të bëjmë fushatë, listat nuk i kemi. Nuk na i jep Basha. Asgjë nuk është në favorin tonë, vetëm në favorin e Bashës.  Kërkoj që të përfaqësoj demokratët, asgjë tjetër. Idealët e lëvizjes së viteve ’90. PD duhet që të ketë një vizion të ri. Zgjedhjet e 25 prillit? Qeveria i manipuloi zgjedhjet. Por tjetërsimi i votës ka ndodhur shumë para. Këto zgjedhje duhet që të kontestoheshin, se mesa shoh nuk ka prova të mjaftueshme. PD nuk i fitoi këto zgjedhje sepse nuk krijoi frymë. A duhet të shkojë në Kuvend? Nuk duhet të evitojë më Kuvendin. Për këtë aryse kjo votë që kemi marrë duhet që të përfaqësohet. Djegia e mandatit dhe bojkotimi i zgjedhjeve nuk duheshin bërë. Fjala manipulim është e madhe. Unë thashë që është tjetërsuar. Ditën e votimit nuk ka pasur asnjë kontestim nga komisionerët e PD. Kontestimi duhej bërë nga ato më parë. Basha foli dhe tha se garantonte votën e shqipërtarëve,”-tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi zgjedhjet 25 prill 2021 edith harxhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 17:29

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, ka publikuar pamje të reja filmike, që sipas tyre kanë të bëjnë me vjedhjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.Pamje...