Bota

Arrestimi i gazetarit opozitar, Bjellorusia: Fluturimi u devijua pasi morëm një mesazh për praninë e një bombe nga Hamasi

24 Maj 2021, 18:12 Nga DOSJA
Arrestimi i gazetarit opozitar, Bjellorusia: Fluturimi u devijua pasi morëm

BJELLORUSI– Bjellorusia pretendoi sot se ata kishin marrë një mesazh nga grupi militant palestinez Hamas që kërcënonte të hidhte në erë një fluturim të lidhur me Lituaninë mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë nëse Bashkimi Evropian nuk dënon Izraelin për konfliktin në Rripin e Gazës.

Drejtori i Ministrisë së Transportit Bjellorus, Artem Sikorski tha se mesazhi lexonte: “Ne, ushtarët e Hamasit, kërkojmë që Izraeli të ndalojë zjarrin në sektorin e Gazës. Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të ndërpresë mbështetjen e tij për Izraelin, nëse kërkesat tona nuk plotësohen, një bombë do të shpërthejë në bordin e avionit Ryanair mbi Vilnius.”

Sipas Euronews, Sikorski po fliste përpara dënimit global pasi Bjellorusia detyroi uljen emergjente të një fluturim nga Athina në Lituani, në të cilin ndodhej disidenti i shquar bjellorus për të zbarkuar në Minsk. Roman Protasevich u shoqërua më pas nga aeroplani dhe u arrestua.

Dje, gazetari Roman Protasevich u arrestua në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Bjellorusia lëshoi alarm se në bordin e avionit Ryanair kishte lëndë shpërthyese, por qëllimi ishte kapja e gazetarit të dënuar me vdekje. Protasevich është një ish-redaktor i medias Nexta, e njohur për qëndrimet e tij kundër regjimit të Lukashenkos. I akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të trazirave përgjatë vitit 2020, ai u dënua me vdekje. Arrestimi i tij ka nxitur shumë reagime të BE dhe SHBA.

Lajmi kryesor/ “Po përballem me dënim me vdekje!” Akuzohet për ekstremizëm, arrestimi i gazetarit nga Lukashenko ‘ngre në këmbë’ PERËNDIMIN: Akt terrorist, i sponsorizuar nga shteti, të nisin hetimet

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich artem sikorski hamas arrestohet roman protasevich artem sikorski hamas

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 17:57

PALESTINË– Një postim në Twitter nga gazetarja palestineze e BBC, Tala Halawi është duke u hetuar nga transmetuesi pasi një pamje e ekranit të saj që...