Bota

NATO fillon stërvitjen në Greqi, dy priftërinjt ortodoksë shkaktojnë reagime në Turqi

24 Maj 2021, 17:55 Nga DOSJA
NATO fillon stërvitjen në Greqi, dy priftërinjt ortodoksë

GREQI- Stërvitja ushtarake mes amerikanëve dhe grekëve në Kretë ka filluar duke shkaktuar dhe reagime me Turqinë. Mediat turke kanë publikuar foto nga stërvitja e NATO-s në Greqi duke shprehur se është një shenjë provokimi. Fotoja, e cila ka sjellë reagimet e Turqisë janë  të pranishëm edhe dy priftërinj ortodoksë.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA., i cili vendosi të ndërtojë një ushtri në Greqi, ka qëllimin strategjik të Pentagonit për të krijuar baza të përhershme dhe rrotulluese ushtarake.

Ushtria amerikane, që aktualisht po përdor portin Alexandroupolis në veri, si dhe Bazën Suda në Kretë, po ul gjithashtu aeroplanë luftarakë në bazat ajrore në Larisa dhe Stefanovikeio.

Avionët luftarakë amerikanë F-15 dhe F-16 dhe avionët cisternë KC-135 janë ngritur gjithashtu nga Andravida, e cila ka pritur stërvitjet ajrore ndërkombëtare të Greqisë në muajt e fundit.

Stërvitja synon testimin e aftësive të ushtrive të rajonit për të përballuar kërcënime të ndryshme të sigurisë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nato reagimi i turqisë stervitja e nato ne greqi nato reagimi i turqisë stervitja e nato ne greqi

Sondazh

Poll