Bota

Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë doza vaksina, i jep rëndësi zbatimit të masave dhe rekomandimeve të ISHP

24 Maj 2021, 15:39 Nga DOSJA
Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë doza vaksina, i jep rëndësi

KOSOVË– Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Naim Bardiqi, kanë takuar sot Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiv.

Në takim, ministri Vita ka njoftuar Ambasadoren Barishic me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas planit shtetëror të vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.

Sipas Telegrafit, gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19, të cilat Kroacia i jep Republikës së Kosovës në përkrahje të vaksinimit kundër COVID-19.

Vitia i ka shprehur mirënjohjen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me Covid-19.

Ambasadorja Barishic theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia danijela barishic koronavirusi ne kosove naim bardiqi vaksinimi ne kosove arben vitia danijela barishic koronavirusi ne kosove naim bardiqi vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll