Bota

Mafia e ‘natës’ në çark?! MEGA-AKSION në Greqi, pritet goditje ndaj krimit alla “Mani Pulite”, ̶

24 Maj 2021, 17:36 Nga DOSJA
Mafia e ‘natës’ në çark?! MEGA-AKSION në

ATHINË– Shërbimi sekret grek ka hartuar një dokument me mbi 100 faqe që brenda tij ka emrat e 500 kriminelëve që terrorizojnë vendin fqinj me vrasje, grabitje, dhunë, kontrabandë dhe pastrim parash. Fokusi i kriminelëve janë mes të tjerash Patra, Agrinio, Zakynthos, Kalamata, Mykono dhe shumë qytete e ishull të tjerë të vendit fqinjë.

Sipas një artikulli të botuar në “Kathimerini“, zyrtarët shpresojnë që një raport i gjerë mbi strukturën dhe funksionimin e grupeve të fuqishme kriminale të Greqisë do të shkaktojë një valë hetimesh dhe gjykimesh që të kujtojnë operacionin anti-mafia të Italisë, të koduar “mani pulite” (“duar të pastra”).

Përgatitur nga shërbimet e sigurisë, raporti konfidencial me 100 faqe i parë nga Kathimerini iu dërgua të mërkurën prokurorit të Gjykatës së Lartë, Vassilis Pliotas nga Ministri i Brendshëm, Michalis Chrysochoidis.

Raporti u nxit nga luftërat vdekjeprurëse të terrenit midis grupeve rivale që shkaktuan 12 viktima në pak më shumë se tre vjet, duke përfshirë edhe vrasjen e gazetarit Giorgos Karaivaz më 9 prill.

Struktura e organizatave kriminale është hierarkike dhe i referohet asaj të mafies siçiliane. Grupet janë shumë-anëtarëshe; ata kanë një udhëheqës, nënkryetarë dhe anëtarë me role specifike. Në të gjitha grupet e regjistruara, udhëheqësit janë grekë, ndërsa shqiptarët, rumunët dhe emigrantët e tjerë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjektik janë anëtarë të thjeshtë. Në raport renditen emrat e mbi 500 kriminelëve që edhe pse dënohen, sërish kur dalin i kthehen”punës” së tyre.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni krimet ne greqi mafia greke krimet ne greqi mafia greke

Sondazh

Poll