Bota

Zbulohet evazioni fiskal/ Sipërmarrësi italian me llogari bankare në Shqipëri dhe Monako për të shmagur tatimet

24 Maj 2021, 16:07 Nga DOSJA
Zbulohet evazioni fiskal/ Sipërmarrësi italian me llogari bankare

ITALI– Një operacion i kryer nga Guardia Di Finanza në Itali ka zbuluar një rrjet evazioni fiskal që nxirrte kapitale drejt Monakos dhe Shqipërisë.

Operacioni i koduar “L’argent Disparu” ka zhvilluar një sërë kontrollesh e një monitorim fiskal specifik, për të verifikuar paligjshmëritë ekonomike në taksimin ndërkombëtar dhe në deklarimin e të ardhurave vjetore të personave fizikë që kanë depozituar para në bankat shqiptare.

Sipas mediave italiane, dëmi i shkaktuar është rreth 200 mijë euro të ‘vjedhura’ nga autoritetet tatimore italiane dhe të mbyllura në llogari të huaja, në Principatën e Monakos dhe në Shqipëri.

Operacioni përfitoi nga procedura e ndihmës së ndërsjellë administrative e cila lehtëson bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit financiar në lidhje me tatimpaguesit që i nënshtrohen kontrolleve fiskale.

Ndërmarrja i atribuohet një qytetari italian i cili është banor i Albës, financuesit gjetën dokumente që vërtetojnë ekzistencën e llogarive jashtë vendit dhe u kërkuan bankave me bazë në Shqipëri dhe Monako për raportet e operacioneve dhe lëvizjeve në vitet e fundit.

Një gjobë maksimale u dha për djalin (pronarin e ndërmarrjes) dhe nënën (mbajtësen e një llogarie jashtë vendit) për mos deklarimin e të ardhurave. Për më tepër, filluan procedurat për rikuperimin e taksës së papaguar, ndoshta rezultati i fitimeve të fshehura nga thesari italian.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evazion fiskal guardia di finanza italiani llogari te fshehura ne shqiperi evazion fiskal guardia di finanza italiani llogari te fshehura ne shqiperi

Sondazh

Poll