Bota

Në kërkim…të 3 fantazmave! Ngecin hetimet për kapjen e vrasësve të 20-vjeçares në Greqi, burri nuk duron më, shpërth

24 Maj 2021, 15:13 Nga DOSJA
Në kërkim…të 3 fantazmave! Ngecin hetimet për kapjen

ATHINË– Më shumë se 10 ditë kaluar që nga vrasja e Caroline Crouch, 20-vjeçarja e cila u vra nga tre grabitës në shtëpinë e saj. Çështja e vrasjes së saj është kthyer në një enigmë të pazgjidhshme për Policinë greke, e cila duket sikur po kërkon fantazma. Çdo ditë që kalon nxjerr një tjertër enigmë dhe mister, ndërsa të dyshuarit kanë kapur numrin e 30 personave. 

Sipas “Protothema“, grabitësit hynë në shtëpinë e çiftit, vranë qenin dhe të renë, grabitën, dolën dhe u larguan pa lënë asgjë pas. Askush nuk dëgjoi asgjë. Askush nuk gjeti as më të voglën ADN, gjë që i bën vrasësit profesionistë pasi kanë hequr kartat e kujtesës nga sistemi i shtëpisë. 

Policia “skanoi” sheshin dhe rrugët përreth shtëpisë duke kërkuar kamera dhe dëshmitarë. Nuk gjetën asgjë. Nuk ka asnjë dëshmi të vetme që konfirmon lëvizje të dyshimta atë agim fatal. Hetuesit kanë kërkuar informacione nga kompanitë telefonike për vendndodhjet e telefonave celularë, thirrjet e bëra dhe SMS-të e marrë në zonën ku ndodhi vrasja.

Ndërkohë nga ana tjetër, bashkëshorti i viktimës, piloti 32-vjeçar Harallambos Anagnostopoulos, duket se nuk e duron dot më presionin. Ai është nxehur me vendimin e hetuesëve, për marrjen në pyetje të psikologut të Carolinës, 

“Psikologu nuk ka asnjë lidhje me kërkimin. Thjesht do të vonojë hetimin pa ndonjë arsye. Personalisht, uroj që psikologu të dëshmojë shpejt, sepse jam lodhur nga çdo gjë që nuk ka lidhje me rastin. Kam gjëra më serioze për t’u shqetësuar për momentin. Mundohem të vajtoj gruan time pa e mërzitur vajzën time në të njëjtën kohë. Çdo ditë është shumë e vështirë,“-tha piloti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj, pilotin Haralambos Anagnostopoulos. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohës. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë. Deri më tani në pranga është një 36-vjeçar nga Gjeorgjia, por nuk ka asnjë detaj që e lidh atë me vrasjen e ndodhur. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitja ne greqi harallambos anagnostopoulos caroline crouch grabitja ne greqi harallambos anagnostopoulos

Sondazh

Poll