Aktualitet

E mbante poshtë xhupit/ Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 44-vjeçari në Durrës, kishte me vete 29 fishekë (EMRI)

24 Maj 2021, 14:37 Nga DOSJA
E mbante poshtë xhupit/ Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet

DURRËS– Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov. Alban Ramadani, është personi që është vënë në pranga, pasi e mbante kallashnikovin poshtë xhupit.

Efektivët kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe 29 fishekë. 44 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

NJOFTIMI:

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.
Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në qytet, lokalizohet dhe prangoset nga policia 44-vjeçari me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.
Sekuestrohen një armë zjarri dhe 29 fishekë luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 44 vjeç, banues në Durrës.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri automatik në qytet, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe në lagjen nr. 17, Durrës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e 44-vjeçarit A. R., i cili mbante poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 29 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alban ramadani arrestohet 44-vjeçari në durrës alban ramadani arrestohet 44-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll