Aktualitet

Operacion sekret për kapjen e supermashtruesit! 4 ekipe në terren për ta arrestuar, por Faruk Fatih Özer u iku nga duart, ef

24 Maj 2021, 14:11 Nga DOSJA
Operacion sekret për kapjen e supermashtruesit! 4 ekipe në terren

TIRANË– Një operacion sekret është zhvilluar për të kapur themeluesin e kompanisë “Thorex” Faruk Fatih Özer. Sipas mediave turke, 4 ekipe me nga 5 persona u krijuan për të kapur supermashtruesin turk, i cili mendohet se është arratisur me 2 miliardë dollarë.

Por të njëjtat burime bëjnë me dije se Policia shqiptare kreu një operacion në shtëpinë ku ishte fshehur themeluesi i Thodex, duke prangosur personat që ndihmonin turkun të fshihej por sërish 27-vjeçari arriti që t’u shpëtonte nga duart.

Megjithatë nga operacioni i fundit është provuar me 100% se turku ndodhet ende i fshehur në Shqipëri, duke u përpjekur që t’i shpëtojnë efektivëve.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar. Por Ozer, nga ana e tij, mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.

Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij. 

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi

Sondazh

Poll