Aktualitet

28 vende të lira për hetues, BKH mbyll procesin: Shqyrtuam 572 aplikime, u kualifikuan 421 kandidatë

24 Maj 2021, 13:38 Nga DOSJA
28 vende të lira për hetues, BKH mbyll procesin: Shqyrtuam 572

TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues duke kualifikuar 421 kandidatë, për 32 vende të lira. Me anë të një njoftimi të bërë publik për mediat, ata bëjnë të ditur se janë shqyrtuar 572 aplikime dhe nga këto 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. 421 kandidatët e kualifikuar, në datën 27 maj do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Kurse testi i Aftësive Fizike do të zhvillohenë në qershor.

Njoftimi i plotë i BKH:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.Testi i Afëtsive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bkh emrat e kandidanteve per bkh bkh emrat e kandidanteve per bkh

Sondazh

Poll