Art&Argëtim

Serbët si kursejnë sulmet as ndaj këngëtarin shqiptar Gjon’s tears pasi bëri simbolin e shqiponjës: Ishte provokim, një

24 Maj 2021, 14:43 Nga DOSJA
Serbët si kursejnë sulmet as ndaj këngëtarin shqiptar

SERBI– Artisti Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, përfaqësonte Zvicrën në këtë edicion të “Eurovision”, ku arriti që të zinte vendin e tretë.

Këngëtari shqiptar gjithashtu mori edhe vëmendje të madhe nga mediat evropiane, të cilat e përgëzuan për performancën dinjitoze. Por nuk ka patur mbështetje nga mediat serbe, të cilat e kanë sulmuar artistin me artikujt e komentet negative. Kjo për shkak se Gjoni bëri simbolin e shqiponjës kur Shqipëria i dha 12 pikë.

Sipas tyre, ky ishte një provokim, e madje një skandal. Me këtë gjest ai tërhoqi zemërojw serbët, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”. Ndërkohë edhe njerëzit në rrjetet sociale drejtuan një mori sharjesh ndaj artistit duke kërkuar diskualifikim e tij.

Gjon’s Tears arriti të marrë vendin e parë nga juritë profesionale por kur u bashkuan me votat e publikut Italia përmbysi rezultatin duke kaluar e para. Franca e dyta dhe në vendin e tretë Zvicra.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eurovizion 2021 gjon's tears eurovizion 2021 gjon's tears

Sondazh

Poll