Art&Argëtim

Ledri Vula është ende beqar por vetëm me letra, artsiti flet për marrëdheniën me artiset Dua Lipa dhe Rita Ora dhe për pl

24 Maj 2021, 14:32 Nga DOSJA
Ledri Vula është ende beqar por vetëm me letra, artsiti flet

PRISHTINË– Këngëtari Ledri Vula në një intervstë për emisionin e këngëtarit, Robert Berisha, ‘Robi plaket kur don vetë’ tregoi detaje nga jeta e tij personale, nga momenti  kur është bërë baba deri tek  projektet e reja muzikore.

Po ashtu, Ledri tregoi edhe për raportin me partneren Sara Hoxhën me të cilën janë bërë prindër të vajzës, Poemë Blu. 34-vjeçari tregoi se edhe pse është bërë baba nuk është martuar me Sarën por nuk zbuloi arsyen e kësaj pa dhënë detaje tjera se a do të ndodh kjo gjë.

Më tej krijuesi i hitit ‘Don Mo’ u pyet edhe për raportin e tij me Dua Lipën dhe Rita Orën i cili tha se ka një komunikim me artistet e njohura me famë botërore. Ledri pohoi se Dua Lipën e njeh që kur kanë qenë fëmijë dhe kur ka nxjerrë projektin muzikor ‘I vogël’, ajo ka qenë e para e cila e ka uruar.

Ndërsa, teksa foli për Rita Orën, Vula nuk e la anash ta përmend edhe motrën e saj, Elenën për të cilat tha se janë vajza shumë të mira me të cilat organizohet shpesh nëëpr mbreëmje.

Ndërkohë, Ledri zbuloi edhe prapaskenat e videoklipit të realizuar të cilin e ka publikuar këtë muaj, derisa protagoniste e tij ishte Morena Taraku, ai tha se ka dal shumë mirë dhe gjithçka ka qenë perfektë.

Ndryshe, reperi tha se këtë vit është gati për fillimin e mbrëmjeve muzikore dhe koncerteve pas përfundimit të pandemisë, pjesëmarrjen në emision Ledri e përfundoi me një ngushëllim për të gjithë ata që e kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ledri vula sara hoxha ledri vula sara hoxha

Sondazh

Poll