Komisioni mbyll hetimet për Presidentin! Ilir Meta e refuzon në afatin e fundit: Jeni ilegjitimë: Bushka: Mund ta merrnim dhe
TIRANË- Komisioni Hetimor për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka vendosur mbylljen përfundimtare të hetimeve për Kreun e Shtetit si dhe ndërprerjen e thirrjes së tij për tu paraqitur të seancë dëgjimore, pas refuzimit të këtij të fundit për herë të dytë. Me anë të një letre, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Meta tha se ky Komision e ka humbur mundësinë për të dëgjuar Metën, më datë 10 maj, siç edhe e kishte kërkuar vetë Kreu i Shtetit.
Në letër shkruhej se Presidenti i Republikës ka bërë të qartë qëndrimin e tij se, nuk bëhet palë me askënd në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që sipas tij nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Kjo letër solli edhe reagime në mbledhje. Anëtarja e Komisionit Hetimor për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Klotilda Bushka është shprehur se Kreun e Shtetit, pavarësisht refuzimeve, mund ta marrin edhe me forcë. Ajo shtoi se neni dhe kodi i procedurës penale e parashikon këtë gjë, por që ata preferojnë të mos e zbatojnë këtë pikë, duke parë që nga ana e Metës nuk ka vullnet për të bashkëpunuar. Por, Spartak Braho tha se kjo pikë duhet vënë në zbatim. Këtu ndërhyri sërish Bushka, e cila u zmbraps dhe tha se mirë do ishte që kjo gjë të mos vihej në zbatim. Vasilika Hysi dhe Myslim Murrizi dolën kundër këtij vendimi.
Në fund të mbledhjes, vetë kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni tha se janë administruar prova të mjaftueshme për shkarkimin e Metës, si deklarata, pamje filmike, CD dhe takime të Kreut të Shtetit. Sipas Hysenit, rëndësi ka që hetimi të jetë i thelluar. Kryetari i Komisionit njoftoi se nesër do të mblidhen për përgatitjen e raportit paraprak për Metën, që do të dorëzohet më 28 maj. Në mbledhjen e fundit, të zhvilluar më 21 maj, Komisioni i Posaçëm Hetimor diskutoi për të gjitha shkeljet që Presidenti ka bërë.
Alket Hyseni është kryetar i Komisionit Hetimor, ndërsa anëtarët janë: Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.
Si arriti situata në këtë kulm tensionesh?
Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Rama e mënjanoi nga PS! Ambasadorja Yuri Kim shkon dhe takon Dritan Lelin në Vlorë për fundjavë, kryebashkiaku: SHBA do të
VLORË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ditën e sotme ka vizituar qytetin e Vlorës, ku është është takuar me kryetarin e bashkisë, Dritan ...
Zgjedhjet e 25 prillit, jehona në mediat ndërkombëtare/ IPD: Në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje të lira
Masakra zgjedhore e 25 prillit jehonë në mediat ndërkombëtare. E përditshmja ‘International Policy Digest’ shkruan se në vendin më të varfër të Europës, ende nu...
U kualifikua si kandidat për kryetar të PD, Kadilli: Basha është i sfiduar nga unë, s’kemi pse ti fshehim të vërtet
TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli këmbëngul të ketë një debat publik me Lulzim Bashën. Në një fjalë të shkurtër për me...
Përjashtimi i kandidatëve nga gara për kreun e PD, Edith Harxhi: Akt i papranueshëm!
TIRANË– Kandidatja, tashmë e zyrtarizuar për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka reaguar ashpër për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit. M...
Zgjedhjet e 13 qershorit/ Do përballen me Bashën, kërkesat që i kanë parashtruar Kryesisë kandidatët
TIRANË– Zbardhen disa nga kërkesat e kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Harxhi ka kërkuar hartimin e një ax...
Dy gabimet që i kushtuan! Zbardhet vendimi i kryesisë, pse u skualifikua nga gara për kreun e PD, Ibsen Elezi
TIRANË– Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, është një nga kandidatët e skualifikuar nga Kryesia e Partisë Demokratike për zg...
‘Bëra 20 kilometra ecje sportive…’/ Pas ceremonisë me ‘Defender 21’, Meta shkon në bregdet, nda
DURRËS– Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të bëjë pak “relax” pasi gjatë paradites ndodhej në Tiranë për të ndjekur nga afër stërvitje...
Përcaktohen rregullat! 27 pikat që do ndiqen gjatë fushatës për kryetar në PD, tre zyrtarët që e firmosën
TIRANË– Dy nën/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka, Edmond Spahon dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhin kanë firmosur rregulloren me 27 pik...
Vetëm 4 emra! Kryesia miraton emrat, kush janë sfidantët e Lulzim Bashës, do përballen me të më 13 qershor
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht që gara për kryetar partie të ndahet mes katër kandidatëve. Më 13 qershor përballë kryedemokrati...