Aktualitet

U arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, lihet në ‘arrest shtëpie’ Aleksandër Gjoka

23 Maj 2021, 10:33 Nga DOSJA
U arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, lihet

TIRANË– Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka iu është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak” pas arrestimit që iu bë ditën e djeshme.

Gjoka u ndalua nga policia ditën e djeshme pasi u përfshi në një aksident në zonën e Farkës. Këngëtari përfundoi në spital dhe nga analizat rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pas arrestimit, dolën edhe foto që ai i kishte bërë disa çaste para se të kapej nga policia, ku shfaqej me ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon duke konsumuar alkool.

Kjo është hera e dytë që këngëtari Aleksandër Gjoka arrestohet nga Policia, për shkak se kapet në timon në gjendje të dehur. Më 23 dhjetor 2019, Aleksandër Gjoka u kap i dehur në zonën e Freskut.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka

Sondazh

Poll