Aktualitet

CRCA/ECPAT Shqipëri: Miratoni urgjent projekt-ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”!

23 Maj 2021, 09:10 Nga DOSJA
CRCA/ECPAT Shqipëri: Miratoni urgjent projekt-ligjin për

TIRANË– CRCA/ECPAT Shqipëri, në shqetësim të plotë të situatës në të cilën vijon realiteti i dhunës seksuale ndaj fëmijëve në vend, kërkon me urgjencë të plotë angazhimin tërësor të ligjvënësve shqiptarë. Nëpërmjet kësaj deklarate publike, CRCA kërkon miratimin sa më parë të Projekt-ligjit për “Regjistrin Kombëtar të të dënunarve për krime seksuale”.

Rreth 2 muaj më parë, deputetja Fatjona Dhimitri, i drejtoi Kuvendit të Shqipërisë kërkesën zyrtare për marrjen në shqyrtim dhe miratimin e këtij projekt-ligji të përgatitur nga CRCA/ECPAT Shqipëri.

Ndërkaq Kuvendi i Shqipërisë, prej 3 javësh tashmë ka përfshirë në kalendarin e tij, pikërisht diskutimin e projekt-ligjit për të dënnuarit seksualë.

Shqipëria duket se po shënon përditshëm, viktima fëmijë dhe adoleshentë të dhunës seksuale. Rasti më i fundit i shënuar në Rrëshen, në të cilin pretendohet se 5 persona kanë kërcënuar dhe më pas dhununar seksualisht vajzën e mitur, është një alarm.

Drejtori i CRCCA/ECPAT Shqipëri, deklaroi se “Nëse deputetët dhe të gjithë ne vonohemi edhe një ditë në miratimin e këtij ligji kaq shumë të domosdoshëm për mbrojtjen e viktimave, atëherë grabitqarët seksualë, do të vijojnë të prodhojnë krime dhe viktima! Kuvendi nuk duhet të humbasë as edhe një ditë kohë për ta miratuar këtë projekt-ligj”.

Nga ana tjetër CRCA/ECPAT Shqipëri, fton të gjithë të gjithë deputetët, dhe madje I drejton kërkesën të gjithë atyre që të miratojnë menjëherë lëtë ligj, për të mbrojtur jetën e ccdo fëmije nga dhuna seksuale dhe pedofilia.

Projekt-ligji është përgatitur nga ekspertët më të mirë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të CRCA/ECPAT Shqipëri, Barnahus Albania, si dhe juristët e avokatët e Zyrës së Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri. Ai ka për qëllim të parandalojë krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit të lëvizjeve të personave të dënuar apo të vetë-regjistruar si pedofilë. Ai bazohet në eksperiencën legjislative dhe praktikat më të mira të disa vendeve, si: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Irlanda, SHBA dhe Maqedonia e Veriut.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet crca/ecpat shqipëri fatjona dhimitr krimet seksuale ndaj femijeve ne shqiperi crca/ecpat shqipëri fatjona dhimitr krimet seksuale ndaj femijeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2021, 06:02

ELBASAN– Ngjarja e cila u raportua fillimisht si vrasje, ka marrë një kthesë të re në Elbasan. Viktima i cili u gjend i pajetë në një lagje në Elbasan, është id...