Aktualitet

Vrasja me sende të forta në Elbasan, Policia: Po punojmë për ta identifikuar dhe për të gjetur shkakun e vdekjes

23 Maj 2021, 08:01 Nga DOSJA
Vrasja me sende të forta në Elbasan, Policia: Po punojmë për

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për personin që u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugë, në lagjen “vullnetari”. Sipas Policisë viktima është rreth moshës 70-80 vjeç dhe jo 50 vjeç saç u raportua fillimisht, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar 5 orë nga gjetja e trupit, ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe  shkakun e humbjes së jetës.

Vrasje në Elbasan! Me 7 plagë në kokë, pa KËPUCË dhe duart e ngritura, gjendet i vrarë i moshuari. Autorët e goditën me mjete të forta pas kokës, pas KRIMIT e hodhën në rrugë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet trup i pajete ne elbasan trup i pajete ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2021, 06:02

ELBASAN– Ngjarja e cila u raportua fillimisht si vrasje, ka marrë një kthesë të re në Elbasan. Viktima i cili u gjend i pajetë në një lagje në Elbasan, është id...