Aktualitet

Maskat futen gjatë natës në Kishën e Shën Gjergjit në Libofshë! Thyejnë drynin e arkës së qirinjve, VJEDHIN paratë, t

23 Maj 2021, 09:20 Nga DOSJA
Maskat futen gjatë natës në Kishën e Shën Gjergjit

FIER– Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë është grabitur ditën e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Mbrëmjen e djeshme ata janë futur në Kishë, duke thyer drynin e arkës së qirinjve e më pas kanë bërë të tyre shumën prej 2000 lekësh të reja.

Ata kanë bërë të njëjtin veprim dhe në Kishën e Shën Nikollës, mirëpo nuk kanë mundur që të marrin gjë. Policia po vijon hetimet për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI:

Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet kisha e shen gjergjit grabitet kisha e shen gjergjit

Sondazh

Poll