Aktualitet

‘Përdhunimi është krim’’/ Qytetarët marshim në Tiranë e Durrës, në kryeqytet shkojnë drejt drejtorisë së polici

23 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
‘Përdhunimi është krim’’/ Qytetarët

TIRANË– Nën moton ‘Përdhunimi është krim’, qytetarët në Tiranë dhe Durrës kanë dalë ditën e sotme në një marshim. Në kryeqytet, protestesit kanë marshuar nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Drejtorisë së policisë.

Për një orë u bllokua rruga duke shkakuar trafik. Në sy mes protestuesve ka rënë një grua tërësisht e zhveshur që në duar mbante një pankartë. Ajo ka hipur mbi njërin nga stolat e sheshit krenare, tërësisht nudo. Marshimi u bë në kuadër të rastit të përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë, e cila u abuzua për muaj me radhë nga 5 persona.

Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj. Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Fotografitë e abuzuesve kanë qarkulluar gjithë këto ditë në rrjete sociale dhe qytetarët kanë kërkuar dënim maksimal për të pestë. Po ashtu, dy ditë më parë në Mirditë është bërë një marshim i ngjashëm, aty ku qytetarë të shumtë dolën në rrugë duke dalë kundër veprimeve të turpshme që janë kryer ndaj vajzës së mitur.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunimi eshte krim proteste ne tirane perdhunimi eshte krim proteste ne tirane

Sondazh

Poll