Aktualitet

U arrestua sot për pengmarrje! Kush është PROBLEMATIKU Seit Manahasa, u prangos bashkë me të atin pas vrasjes së Emiljano

22 Maj 2021, 17:42 Nga DOSJA
U arrestua sot për pengmarrje! Kush është PROBLEMATIKU Seit

ELBASAN– Seit Manahasa, personi që u vu në pranga pasditen e sotme dhe akuzohet për pengmarrje nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Mësohet se Manahasa është vënë në pranga edhe më parë bashkë me të atin, Albert Manahasa, pas vrasjes së Emiljano Ramazanit.

Babë e bir u arrestuan më 27 korrik, një javë pas vrasjes së Ramazanit, i cili u ekzekutua në makinën e tij, teksa kthehej nga palestra. Shkak u bë një pistoletë e llojit “TT” që u gjet e fshehur në sabratorin e një makine në varrezën e makinave që rezulton të jetë në pronësi të Albert Manahasës.

Por, më pas ata u lanë të lirë. Çështja u pushua, pasi u vërtetua se armën e kishte lënë një tjetër person në makinë,  Klevis Kapllanaj, i cili u gjet kohë më pas i vrarë në Rrogozhinë. Kapllanaj kishte si qëllim të orientonte policinë në drejtim të gabuar dhe për të shmangur zbardhjen e autorësisë së vrasjes së Ramazanit, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nuredin Dumani.

Seit Manahasa, njihet si person problematik. Edhe disa vite më parë ai është proceduar dhe dënuar nga gjykata së bashku me dy persona të tjerë, Klajdi Hasani e Altin Sheshi alis Agalliu, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim kryer në mënyrë të rrezikshme” mbetur në tentative dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve”.

Sot, Manahasa iu kthye sërish problemeve. Ai akuzohet të ketë mbajtur peng një person e ta ketë keqtrajtuar. Ende nuk dihet emri i pengut apo shkaku i konfliktit mes tyre.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert manahasa arrestohet seit manahasa emiljano ramazani seit manahasa albert manahasa arrestohet seit manahasa emiljano ramazani seit manahasa

Sondazh

Poll