Bota

Dhomat e Specializuara caktojnë datën për seancën parapërgatitore të gjykimit të Salih Mustafës, konferenca do të mbahe

22 Maj 2021, 15:49 Nga DOSJA
Dhomat e Specializuara caktojnë datën për seancën

HAGË- Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se në datë 9 qershor do të mbahet seanca e parë parapërgatitore për të gjykuar çështjen e Salih Mustafës. Në një njoftim në faqen zyrtare shkruhet se seanca do të nisë në orën 09:30, dhe se mund të vazhdojë edhe në datën 10 dhe 11 qershor nëse është e nevojshme. Seancat pritet të mbahen me dyer të mbyllura.    

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues në çështjen Mustafa sot vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, më 9 qershor në orën 09:30, e cila, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë më 10 qershor. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë dy konferenca të tjera pëgatitore për gjykimin, më 10 dhe 11 qershor, të cilat do të mbahen në seancë të mbyllur.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në paraburgim të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, po në të njëjtën ditë. Aktakuzat kundër Salih Mustafën janë: përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dhomat e specializuara në hagë kosova ne hage salih mustafa dhomat e specializuara në hagë kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll