Bota

Sulm kibernetik në serverat e linjës ajrore “Air India”, preken 4.5 milionë klientë në botë

22 Maj 2021, 10:22 Nga DOSJA
Sulm kibernetik në serverat e linjës ajrore “Air India”,

INDI– Linja ajrore kombëtare indiane Air India është prekur nga një sulm kibernetik në serverat e saj të të dhënave ku janë përfshirë rreth 4.5 milion klientë në të gjithë botën.

Sipas BBC, shkelja u raportua për herë të parë në kompani në shkurt të këtij viti. Detajet, përfshirë informacionin e pasaportës dhe biletës, si dhe të dhënat e kartës së kreditit u komprometuan.

Air India tha se detajet e sigurisë për kartat e kreditit nuk ishin ruajtur në serverin e synuar dhe akoma nuk është bërë më dije se kush fshihet pas sulmit. Linja ajrore, anëtare e rrjetit Star Alliance, tha se shkelja përfshinte të gjitha informacionet e regjistruara midis 26 gusht 2011 dhe 20 shkurt 2021.

Një numër i linjave ajrore janë prekur nga sulmet kibernetike gjatë viteve të fundit. British Airëays u gjobit me 28 milion dollarë vitin e kaluar pasi u hakuan të dhënat e 400,000 pasagjerëve në një sulm kibernetik në 2018.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota air india indi sulm kibernetik air india indi sulm kibernetik

Sondazh

Poll

Bota 22 Maj 2021, 08:42

EUROPË-Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, gjatë konferencës së G20 deklaruan se do të sigurojnë &...

Bota 22 Maj 2021, 08:07

MORINË– Qindra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë fundjavë në bregdetin e Shqipërisë.Në doganën e Morinës, ka pasur një fluks të madh udh...