Bota

Kërkohet në qiell e tokë! Princesha e Dubait shfaqet duke pirë kafe në një qendër tregtare, fotoja që po trazon rrjetin

22 Maj 2021, 15:28 Nga DOSJA
Kërkohet në qiell e tokë! Princesha e Dubait shfaqet duke

DUBAI- Një foto e postuar në disa llogari ‘Instagrami’ ka trazuar rrjetin në lidhje me Princeshën e Dubait, Latifa. BBC shkruan se Princesha, e cila nuk është parë ose dëgjuar prej muajsh, shihet në një kafe dhe duket mirë.    

Në artikullin e saj, BBC shkruan se nuk është në gjendje që verifikojë foton nëse është e vërtet apo e montuar, pasi nuk ka informacione të mëtejshme. Ndërkohë që një mik i Latifa konfirmoi se është princesha në foto.

Ndërkohë që në një deklaratë, bashkëthemelues i grupit të fushatës Free Latifa, David Haigh, tha: Ne konfirmojmë që ka pasur disa zhvillime potencialisht të rëndësishme dhe pozitive në fushatë. Ne nuk kemi ndërmend të komentojmë më tej në këtë fazë, një deklaratë të mëtejshme do të lëshohet në kohën e duhur.

Disa video të publikuara disa muaj më parë tregojnë se Princeshë Latifa ka pohuar vetë se po mbahet në paraburgim nga familja e saj pasi tentoi të arratisej për në SHBA. Mbështetësit e saj kanë hapur një fushatë për lirimin e Princeshës me emrin (Free Latifa), ndërkohë që shëndeti i Princeshës ka shqetësuar edhe OKB-në. Babai i Latifa-s, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, udhëheqësi i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE). Familja Al Maktoum mohon kategorikisht akuzat dhe ka përsëritur disa herë që Princeshë Latifa është e sigurt dhe e qetë në gjirin e familjes.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota princesh latifa princesh latifa

Sondazh

Poll