Bota

“Mos puthni pulat”/ CDC paralajmëron t’i qëndrojmë larg zogjve dhe pulave: Mbartin mikrobin e salmonelës

22 Maj 2021, 10:41 Nga DOSJA
“Mos puthni pulat”/ CDC paralajmëron t’i

SHBA-Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë kërkuar njerëzve që të mos puthin më pulat pas një shpërthimi të një bakteri të quajtur salmonela.

Sipas BBC, CDC dhe zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë shpërthimet e salmonelës pasi 163 njerëz u prekën në 43 shtete.

“Mos i puthni ose shtrëngoni zogjtë, pasi kjo mund të përhapë mikrobet dhe do t’ju sëmurë,” tha në një deklaratë agjencia shëndetësore.

Bakteret e salmonelës, të cilat mund të gjenden në mish të papërpunuar ose të pa gatuar, vezë ose produkte të tjera ushqimore, shkaktojnë rreth 1.35 milion infeksione në SH.B.A çdo vit, dhe 420 vdekje.

CDC paralajmëroi se pulat dhe rosat, mund të mbajnë mikrobe të salmonelës edhe nëse duken të shëndetshme dhe të pastra dhe këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht. Infeksioni mund të shkaktojë ethe, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por rastet më të rënda mund të shkaktojnë vdekjen.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bakteret e salmonelës cdc bakteret e salmonelës cdc

Sondazh

Poll

Bota 22 Maj 2021, 08:42

EUROPË-Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, gjatë konferencës së G20 deklaruan se do të sigurojnë &...

Bota 22 Maj 2021, 08:07

MORINË– Qindra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë fundjavë në bregdetin e Shqipërisë.Në doganën e Morinës, ka pasur një fluks të madh udh...