Aktualitet

U larguan drejt Kaninës, momenti kur digjet mjeti i ekzekutorëve të Troqes, brenda u gjetën dy kallashnikovë

21 Maj 2021, 21:00 Nga DOSJA
U larguan drejt Kaninës, momenti kur digjet mjeti i ekzekutorëve

VLORË Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet teksa digjet makina që dyshohet se kanë përdorur personat që ekzekutuan mbrëmjen e sotme 38-vjeccarin Delon Troqe. Brenda në mjet që u dogj në Sherishtë, pranë fshatit Kaninë, janë gjetur edhe dy armë të llojit kallashnikov.

Armët dhe makina janë sekuestruar dhe ndodhen në duart e ekspertëve për të dalë në përfundimin nëse janë përdorur në vrasjen e Troqes, apo jo.

Troqe u vra mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe delon troqe ekzekutohet delon troqe

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 20:36

VLORË– Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua e armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë ishte një person aktiv në rrjetet sociale. Dosja.al ka sigurua...