Aktualitet

21 Maj 2021, 20:36 Nga DOSJA

VLORË– Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua e armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë ishte një person aktiv në rrjetet sociale. Dosja.al ka siguruar postimin e fundit të të riut që sapo ishte kthyer nga Spanja.

Në videon e publikuar nga vetë Troqe në Facebook, 38-vjeçari shihet që bën xhiro me varkë.

Në foton e kopertinës në profilin e tij në Facebook, Troqe kishte zgjedhur të mbante Al Capone-n, një nga gangsterët më të njohur në Amerikë.

Në postime të tjera, Troqe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e tij as përvjetorin e 15-të që festonte me të shoqen, duke i shoqëruar fotot me disa ikona me zemra. (Për etikë, Dosja.al ka prerë fotot e gruas së Troqes)

Delon Troqe u vra sot me breshëri kallshnikovi. Ai ndodhej pranë servisit të të vëllait në momntin që persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të tij. 38-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe delon troqe ekzekutohet delon troqe

Sondazh

Poll