Aktualitet

PROFIL/ U vra me 20 plumba, kush është Delon Troqe, kushëri me të zhdukurin e Vlorës, kishte një pikë skafesh… i sapokt

21 Maj 2021, 20:43 Nga DOSJA
PROFIL/ U vra me 20 plumba, kush është Delon Troqe, kushëri me

VLORË- Delon Troqe, 38 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e sotme jashtë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Viktima, bëjnë me dije burime për Dosja.al ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit, ndërsa viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Më pas, ai është “rehabilituar”.

Me familje dhe fëmijë, Troqe kishte hapur edhe një pikë servisi skafesh dhe një pikë dhënie skafesh me qira. Teksa dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, një tjetër ngjarje e rëndë lidhet me të, e më konkretisht me mbiemrin e tij.

Delon Troqe rezulton se është i afërmi i Elvis Troqes, një emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej 2017-ës.

‘Dua një eshtër… të mos e qaj rrugëve, veç një varr, shpresë s’kam’, ishte ky apeli i fundit, që Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes, bëri përmes medias për zhdukjen e të birit, Elvisit. Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës, kur hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24-vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje, rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. I sapokthyer nga Belgjika, askush nuk di më asgjë për Troqen.

Sot, kushëriri i tij u ekzekutua me breshëri kallashnikovi duke iu shtuar kartelës së viktimave në Vlorë. Autorët ia mbathën dhe mbi qytet vazhdon të ndihet heshtja që pason ngjarje të tilla kriminale. Jo më larg se dy javë më parë në Vlorë u vra Bledar Birçaj, e sot Delon Troqe.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe vritet delon troqe delon troqe vritet delon troqe

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 20:36

VLORË– Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua e armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë ishte një person aktiv në rrjetet sociale. Dosja.al ka sigurua...