Aktualitet

Ekzekutimi i Delon Troqes në Vlorë, gjendet një makinë e djegur në Sherishtë, dyshohet se u përket autorëve

21 Maj 2021, 20:27 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Delon Troqes në Vlorë, gjendet një makinë e

VLORË-Policia e Vlorës ka dalë me njoftim zyrtar pas vrasjes së 38-vjeccarit Delon Troqe. Në njoftimin zyrtar thuhet se vetëm pak momente pas krimit, efektivët kanë gjetur një makinë që digjej në Sherishtë, pranë fshatit Kaninë, në drejtimin e të cilit u larguan ekzekutorët pas vrasjes. Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve. 

Njoftimi i policisë Vlorë

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

LAJM KRYESOR: ATENTAT në Vlorë! Ekzekutohet poshtë servisit biznesmeni Delon Troqe, 35-vjeçari u qëllua me kallashnikov, autorët largohen drejt Kaninës

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe delon troqe ekzekutohet delon troqe

Sondazh

Poll